Telenews

Biznesmeni që u gjetë i vdekur në Emshir është nip i Adem Grabovcit

Personi që u gjetë i vdekur brenda veturës së tij në lagjen Emshir në Prishtinë, siç merr vesh Gazeta Insajderi është biznesmeni Nazmi Grabovci, nipi i Adem Grabovcit.
Sipas policisë viktima është 50 vjeçar dhe dyshimet e para janë se ka kryer vetëvrasje.

Ndërsa rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ku i njëjti ka thënë se viktima i përket moshës 50 vjeçare.
Borovci tutje tha se mbështetur në informacionet e para, ka elemente të vetëvrasjes, por hetimet tanimë kanë nisur mbi vdekjen e tij.“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, tha Borovci.

Të ngajshme

Sadiku: Kurti vazhdon të jetë kryeministër, por pa Kuvend funksional, pa kontroll parlamentar dhe pa llogaridhënie

Yllka Gashi

Bashar al-Asad dënohet me vdekje

Yllka Gashi

Nesër varroset i riu që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Malishevë

Yllka Gashi