Telenews

Blick: 500 euro po kushton një biletë e ndeshjes Kosovë – Zvicër

Kosova dhe Zvicra sot do të ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Biletat nga tifozët për ta parë këtë takim u shitën brenda tri orëve, pasi kërkesat ishin shumë të larta.

Vëmendje kësaj i ka kushtuar edhe gazeta zvicerane Blick, duke shkruar se biletat në tregun e zi po shkojnë deri në 500 euro.

Ndërkohë, biletat në fillim kushtonin nga 10 euro, ndërsa në zonën VIP kushtonte 80 euro.

Gazeta zvicerane kujtoi se pagat në Kosova janë rreth 300 euro, teksa biletat po kushtojnë hale më shumë.

Përndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të transmetohet në Klan Kosova.

Të ngajshme

Carrick dhe Fernandes zhvillojnë takim urgjent

Rrezarta Ramaj

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj