Telenews

Bulliqi kujton Agim Kikajn në shtatë vjetorin e vdekjes së tij

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka kujtuar ish-kryetarin e kësaj komune, Agim Kikajn në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij.

Bulliqi ka thënë se Kikaj ishte intelektual dhe vizionar në jetën politike.

“Agimi ishte veprimtar i dalluar i Kosovës, intelektual dhe vizionar në jetën politike, si dhe një person me vlera të larta humane në përditshmëri”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka thënë se kujtimi për të është i përjetshëm, duke dhënë lavdi e nderime jetës dhe kontributit të tij.

“Kujtimi për të është i përjetshëm! Lavdi e nderime jetës dhe kontributit të çmuar të tij!”, ka thënë tutje ai.

source

Të ngajshme

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart –

KushtrimGuraj

“Jepni dorëheqje”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Rrezarta Ramaj

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj