Lideri serb Partisë Demokratike Liberale, Çedomir Jovanoviç, dhe një nga politikanët e rrallë në Serbi që njeh pavarësinë e Kosovës, u lajmërua se është në një gjendje të rënduar shëndetësore dhe i shtrirë në spital në Mal të Zi, raportoi “Nova”.
Atij i është sugjeruar nga mjekët që të largohet nga Beogradi për trajtim mjekësor në Mal të Zi.
“U vlerësua që pranvera në plazh do t’ia ndihmonte mushkëritë dhe kokën e çmendur”, ka thënë një familjar i Jovanoviç për gazetën serbe.
“Pas tri ditësh, ai përfundoi në spital të Kotorit, kështu në ora 6:30 të mëngjesit derisa po ecte buzë detit, ai pa duart dhe këmbët e tij derisa po i ënjteshin në mënyrë abnormale, dhe shpejt humbimi shikimin, dhe kalimtarët e dërguan në doktor”, ka thënë një familjar i ij.
“Është e vërtetë, por gjithçka do të jetë mirë. Jamë mirë, kam marrë terapi. Është bërë kohë e gjatë”, ka thënë shkurtazi Çedomir Jovanoviç për këtë gazetë.
Jovanoviç ishte infektuar dy herë me Covid-19, dhe gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rrezikuar që nga atëherë.
Çedomir Jovanoviç njihet për qëndrimet e tij, përveç të njohjes së shtetësisë së Kosovës, edhe për dashamirësinë e tij ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe vullnetit të tij për të krijuar ura lidhëse kulturore dhe ripajtuese.

