Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, po e zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Ai në një ceremoni shtetërore do të nderohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Ceremonia zyrtare do të nis nga ora 19:00, derisa në ora 19:25 presidenti Clinton do të mbajë një fjalë të rastit.
Nuk nuk do të ketë asnjë pjesëmarrës nga Kosova, por nuk janë ftuar as ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
E pjesëmarrës do të jetë deputeti Lulzim Basha.
“Kjo u konfirmua nga kabineti i kryeministrit Edi Rama”, tha ai.
Për shkaqe shëndetësore nuk do të marrë as kreu aktual i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.
Demiri tha se ka interesim të madh të qytetarëve që po tentojnë ta përcjellin ceremoninë jashtë perimetrit të sigurisë.
Akoma po vazhdojnë edhe përgatitjet përfundimtare për ceremoninë për nder të ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Një autobus i dekoruar me flamuj “Kuq e zi” dhe atë amerikan po qëndron tek oborri i kryeministrisë shqiptare.

