Telenews

Como pranë transferimit të mbrojtësit të Chelseat, Trevoh Chalobah

Como, skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas, është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Chelseat, Trevoh Chalobah.

Sipas mediave italiane, pas disa javësh bisedimesh dhe negociatash, dy klubet janë afër arritjes së një marrëveshjeje për kalimin e 27-vjeçarit në Serie A.

Vlera e operacionit pritet të jetë rreth 35 milionë euro, përfshirë edhe bonuset, ndërsa detajet e fundit të marrëveshjes po diskutohen mes palëve.

Chalobah prej disa sezonesh është lidhur me një largim nga “Stamford Bridge” dhe ishte shumë pranë transferimit te Crystal Palace në vitin 2024, ku do të kalonte në formë huazimi.

Me këtë lëvizje, Como pritet të mposhtë konkurrencën e klubeve si Interi dhe Crystal Palace, duke vazhduar investimet e mëdha për forcimin e skuadrës.

Fabregas po ndërton një ekip ambicioz në Serie A, ndërsa Chalobah shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv.

Të ngajshme

Cili klub ka më së shumti lojtarë në finalen e Botërorit?

KushtrimGuraj

‘Një mrekulli e vërtetë e fatit’ – Takimi i parë i jashtëzakonshëm i Messit dhe Lamine Yamal

KushtrimGuraj

Alarm te Spanja para finales? Lamine Yamal nuk stërvitet me ekipin

Rrezarta Ramaj