Telenews

Dajaku i ashpër ndaj FFK-së: E dënuan Prishtinën veç pse nuk iu nënshtrua

Emisioni “Favorit” vjen edhe këtë të diel në ekranet tuaja telivizive.

Dy analistëve të përhershëm, Arbër Avdylit dhe Taulant Dajakut, në studio i bashkohen edhe Ismajl Kasumi, Tahir Lushtaku dhe Liridon Kozhani.

Në lidhje direkte të ftuar ishin Eroll Salihu (KAS) dhe Artan Osmani (FC Prishtina).

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Taulatnt Dajaku.

Dajaku ka vazhduar të jetë i ashpër me kritika ndaj FFK-së, derisa kësaj here përmend edhe rastin e Prishtinës, e cila e fitoi lëndën e saj ndaj Federatës në KAS.

“Vendimi i KAS-it e vuri në pah, se FFK-ja e ka gjobitur Prishtinën veç pse ajo nuk i është nënshtruar, sikurse disa klube të tjera”, tha ai.

Tutje, Dajaku tha se FFK-ja më nuk është një institucion, por aty një njeri i vetëm vendosë.

“Më FFK-ja nuk është institucion, por në këtë Federatë, është vetëm Agim Ademi që vendosë aty, mbi të gjitha me inate personale”, përfundoi ai.

Të ngajshme

Pse të moshuarit zgjohen herët?

Rrezarta Ramaj

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj