Telenews

Dalin detaje të reja për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen Kolonia në Gjakovë, ku një i ri humbi jetën pas një konflikti të përgjakshëm mes dy grupeve familjare.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, në ngjarje janë përfshirë Ilir Sofra, Floreta Hadri, L.K., Sehar Gashi, Senad Gashi dhe Egzon Gashi.

Rasti është raportuar rreth orës 21:30 në rrugën “Ali Ibra”, pasi Policia e Kosovës kishte pranuar informacion për një rrahje në progres. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se dy grupe familjare ishin përfshirë në një përleshje fizike.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, gjatë konfliktit dyshohet se Ilir Sofra ka përdorur një mjet të mprehtë dhe ka goditur viktimën B.G., i lindur në vitin 2008.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka humbur jetën.

Po sipas raportit policor, një person tjetër i përfshirë në rast dhe vetë Ilir Sofra kanë pësuar lëndime dhe janë duke marrë trajtim mjekësor.

Mjeti i mprehtë që dyshohet se është përdorur në ngjarje ende nuk është gjetur.

Me urdhër të prokurorit për krime të rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet janë në vazhdim.

Të ngajshme

Nga Madridi në Prishtinë: Katy Perry e vendos “Sunny Hill”-in në hartën e turneut evropian 2026

Rrezarta Ramaj

Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre

Rrezarta Ramaj

Krasniqi: Të mos rrezikojmë Lojërat Mesdhetare, do të ishte humbje e një pjese të pavarësisë

Rrezarta Ramaj