Telenews

Dënimi i Dodikut, Vuçiqi thërret mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thirrur mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Kjo vjen pas dënimit të Milorad Dodik, presidentit të Republikës Srpska.

Sipas “REL” mbledhja do të fillojë në orën 17:00.

Dodik është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burg dhe gjashtë vite ndalim nga ushtrimi i detyrës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, Mladen Lukiq, është liruar nga akuzat.

Dodik dhe Lukiq akuzohen se nuk kanë implementuar vendimet e përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë./Telenews.al/

Të ngajshme

Një maroken ia përplas kokën për muri polices në Zagreb

Valjeta Turkaj

Trumpi shpreson se armëpushimi në Gaza do të arrihet “dikur javën e ardhshme”

Valjeta Turkaj

Kushtet ekstreme të motit, dy viktima nga vala e nxehtë në Itali

Valjeta Turkaj