Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani po vazhdon ta kundërshtojë ashpër politikën e partisë së tij për disa çështje të caktuara.
Rrahmani është shprehur i zëshëm dhe kritik ndaj projektligjit për kodin civil të cilin vazhdimisht e ka kundërshtar edhe me zë, por edhe me votë, transmeton Telenews.al
E para pak minutash, Rrahmani ka bërë me dije në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, se ligjet për lejimin e martesave mes gjinive të njejta dhe martesave me afërsi familjare, nuk do ti votojë kurrë.
”Ligje sikurse ishte ky sot që mund të çojnë në martesa të babës me vajzën, vllaut me motrën… KURRË nuk do të mbështeten!”, ka shkruajtur Rrahmani. /Telenews.al/

