Telenews

DEPUTETJA E PDK-SË – MUSLIU, TREGON SE KUR SHKON PROJEKTLIGJI PËR TRUSTIN NË KUVEND

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka njoftuar se ndryshimi i projektligjit për Trustin Pensional të Kosovës do të shqyrtohet në kuvend.
Ajo ka thënë se brenda 10-të ditëve ose dy javëve do të shkon në kuvend ky projektligj me anë të së cilit, nëse miratohet u lejohet qytetarëve që të t’i tërheqin 30 për qind të kursimeve nga Trusti.

“Brenda dhjetë dite ose dy javë projektligji për Trustin vjen në seancë ku aty do të ketë lexim të parë dhe më pas do të vije për votim edhe leximi i dytë”, ka thënë ajo.
Musliu tutje ka shkruar se si PDK janë duke e përmbushur detyrën që ua ka dhënë populli në përfaqësim të mendimeve dhe qëndrimeve të tyre e që në këtë rast është kërkesë për tërheqjen e këtyre mjeteve.
“Tërheqja e mjeteve nga Trusti është kërkesë  e qytetarëve të Kosovës për të tejkaluar krizën e rënd ekonomike. Ne si deputet për deri sa nuk kemi mundësi ti ngrisim pagat e qytetarëve, nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm t’i përgjigjemi kësaj kërkese dhe ta mbështesim me votë. Është e drejtë e qytetarëve të kenë qasje në kursimet e tyre në këtë krizë me të cilën po përballën”, ka shkuar Musliu në Facebook.
Nisma e PDK-së e përkrahur edhe nga LDK-ja dhe AAK-ja  është kundërshtuar nga qeveria.
Në mbledhjen elektronike të zhvilluar të enjten, qeveria ka dal kundër kësaj nisme të partive opozitare.
Edhe ekspertë të ekonomisë vendorë e ndërkombëtarë e kanë kundërshtuar tërheqjen e mjeteve të qytetarëve nga kursimet pensionale.

Të premten edhe Oda Amerikane në Kosovë ka dalë kundër kësaj ideje.

Të ngajshme

Fotoja e tyre u bë virale, nxirren nga gërmadhat motër e vëlla

Miftar Zejnullahu

Qeveria e Kosovës sot zhvillon mbledhjen e radhës, por çfarë do flitet?

Miftar Zejnullahu

Digjet një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona

Miftar Zejnullahu