Vëllau i Butës është i dyshuari kryesor për vrasjen në Ferizaj, që tronditi Kosovën.
Gazeta Nacionale po qëndron në qendër të Ferizajt, vendin ku është kryer edhe krimi.
Një dëshmitar anonimë i cili e ka parë gjithë ngjarjen, ka treguar për Nacionale se miqësia e viktimës me të dyshuarin, ishte prishur kohëve të fundit.
“Strella (Gazmend Hyseni, viktima), e kishte kërcënuar para disa ditëve me vrasje Butën. Më saktë, para dy ditëve”, ka thënë dëshmitari.
“Strella te banesa i ka shku Butës edhe ia ka qitë armën i ka thane që ‘a pe sheh qito’, e ka kërcënu dmth… e kjo vrasje ka ndodhur pas një videoje që e ka qitë Fero në tik tok”, tregon dëshmitar.
“Mbrëmë ia ka dhanë 7 plumba”, tregon më tutje ai.
“Rifa (Gazmend Hyseni) është i plagosur në krahë. Dy herë ka gju policia në drejtim të tij”, ka thënë dëshmitar për Nacionalen.
Aktualisht, i dyshuari po merr trajtim në QKUK si pasojë e plagosjes nga ana e policit që ishte në rroba civile gjatë kohës kur u krye vrasja.
https://telenews.al/lajme/video-18-e-qelloi-dhe-i-ndejti-te-koka-teksa-perpelitej-dalin-pamjet-e-vrasjes-vellai-i-reperit-i-drejtoi-armen-edhe-policise/

