Telenews

Dështon sërish të kalojë projektligji për fertilizimin e asistuar mjekësor

Ka dështuar sërish të miratohet projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se “vetëm 59 deputetë po marrin pjesë në votim”.

“Konsideroj që ky projektligj nuk e ka kuorumin e mjaftueshëm. Prandaj do ta bartim në rendin e ndonjë seance tjetër kur të kemi kuorum”, tha Konjufca.

Edhe një herë më herët ishte tentuar të miratohej ky projektligj, i cili ngjalli debat të madh dhe krijoi mospajtime në mesin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancën ku ishte shqyrtuar ky projektligj dhe kishte dështuar dy herë të votohej, nëntë deputetë të mazhorancës ishin kundër.

Deputetët që votuan kundër ishin Haxhi Avdyli, Burim Meta, Ekrem Mustafa, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi-Murtezi, Arta Baralija, Bahrim Shabani, Erxhan Galushi, Duda Balje, Fidan Jilta. Në votim nuk kishte pjesë fare deputeti që e kundërshtoi ashpër këtë ligj, Eman Rrahmani dhe bashkëpartiaku i tij, Gramos Agusholi.

Përveç kësaj, ligji kishte ngjallur debat midis deputetëve të LVV-së, Eman Rrahmanit dhe Saranda Bogujevcit.

Të ngajshme

Dalin fotot e modelit 27-vjeçar, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi

Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, studentët nisin të mblidhen

Yllka Gashi