Telenews

DETAJET E FUNDIT PËR VRASJEN E 26 VJEÇARIT NË SUHAREKË

Një person i moshës 26 vjeçare ka ndërruar të hënën jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Greikoc të Suharekës.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin.

Siç bëhet e ditur Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishek.
“Fsh. Greikoc, Suharekë 02.05.2022 – 15:55. Në spitalin rajonal në Prizren është sjell i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar. Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.
Kujtojmë se të hënën është raportuar se 26 vjeçari, Faton Haxhaj, djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Të ngajshme

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Valjeta Turkaj

Sada e LDK-së: Vreshtarët dhe fermerët ende pa subvencione, kërkohet ekzekutim urgjent i mjeteve

Donat Hashani

Mbërrin në Gazë ndihma humanitare e Kosovës për popullin palestinez

Valjeta Turkaj