Telenews

“Do ta shtyp Nedën me makinë”, Rozanës i transmetohet deklarata e saj e dhunshme që kishte bërë për opinionisten në Big Brother para shumë viteve

“do-ta-shtyp-neden-me-makine”,-rozanes-i-transmetohet-deklarata-e-saj-e-dhunshme-qe-kishte-bere-per-opinionisten-ne-big-brother-para-shume-viteve

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 nisi me një moment të papritur dhe të tensionuar.

Rozana Radi u thirr në Dhomën e Rrëfimit, ku iu transmetua një status i saj i bërë 14 vite më parë, në të cilin shprehej ashpër ndaj opinionistes aktuale të BBVA, Neda Ballukut.

Statusi, i publikuar më 17 mars 2011, gjatë edicionit të katërt të Big Brother Albania, kur Neda ishte një banore e zakonshme, lexonte: “Mbajeni këtë Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë, se do ta shyp me makinë… uaaa më acaroi”.

Foto: Rozana Radi/Facebook

Ky postim i vjetër shkaktoi një debat të madh brenda spektaklit, duke sjellë një përballje të drejtpërdrejtë mes Rozanës dhe Nedës.

Në mes të diskutimeve të ashpra dhe tensioneve të dukshme, Rozana kërkoi falje, duke shpjeguar se qëndrimet e saj nga ajo kohë nuk janë më të njëjta sot dhe se komenti në Facebook nuk ishte bërë me qëllim serioz.

Pavarësisht sqarimeve të saj, situata nxiti një diskutim të gjerë në rrjetet sociale, ku ndjekësit e reality show-t reaguan ndaj deklaratës së Rozanës dhe mënyrës se si u trajtua ky moment brenda spektaklit. 

Të ngajshme

Rita Ora ndan njohuri të rralla për martesën e saj me Taika Waititi, teksa duket mbresëlënëse për xhirimet e revistës “Hunger”

Valjeta Turkaj

Leonora Jakupi shihet e mërzitur në homazhet për babanë e ish-presidentit Thaçi

Valjeta Turkaj

Olsa Muhameti zbulon fitimet ‘e çmendura’ të Big Brother përmes televotimeve

KushtrimGuraj