Telenews

Dramë në ndeshje Angli-Sllovaki: Shkon në vazhdime përballja falë golit akrobatik të Jude Bellingham

Ka shkuar në vazhdime ndeshja mes Anglisë dhe Sllovenisë, pasi Jude Bellingham realizoi për 1-1 në ndeshjen që po luhet në kuadër të 1/8 së finales në Euro 2024.

Sllovakët e nisën shumë mirë takimin, duke sulmuar Tre Luanët nga të dy krahët.

Pas gjashtë minutash lojë, David Hancko krijoi rastin e parë serioz për Sllovakinë, por që goditja e tij nga afër përfundoi ngjitur shtyllës së djathtë.

Në minutën e 12-të, Lukas Haraslin lëshoi një goditje të fuqishme, por që mbrojtja e Anglisë ishte e vëmendshme.

Rastin e parë serioz për Anglinë e krijoi Phil Foden (21’), që u rrëzua në zonë, por që gjyqtari Hamit Umut Meler sinjalizoi se nuk ka penallti dhe loja duhej vazhduar.

Katër minuta më vonë, Ivan Schranz heshti lojtarët dhe tifozët anglezë, kur realizoi për 1-0.

Anglia më pas u aktivizua me të gjitha forcat në sulm, por që Sllovakia tashmë kishte fituar besimin se mund ta dëmtonte kombëtaren angleze nga çdo hapësirë që u jepej.

Në 45 minutat e dytë dominuan anglezët, që me shumë mund ia dolën të barazonin shifrat.

Në minutën e 50-të, Phil Foden mendoi se kishte shënuar, por që VAR-i e anuloi për pozicion të tij jashtë loje.

Në minutën e 78-të, Foden gjeti për mrekulli Kanen, por që ylli i Bayern Munichut nuk arriti të gjente kuadratin.

Në minutën e 81-të, Declan Rive lëshoi një goditje të fuqishme, që përfundoi në shtyllën e majtë, ndërsa nga topi i kthyer Kane nuk ia doli të shënonte në portën e zbrazët.

Anglia shkoi me të gjitha forcat në sulm, duke arritur ta barazonin rezultatin në 1-1 me golin e Jude Bellingham, që shënoi me goditje gërshërë në minutën e 90+5-të për rezultatin 1-1 për ta çuar ndeshjen në vazhdime. /Telegrafi/

Të ngajshme

Yamali do ta bartë numrin e legjendave të Barcelonës

Erzana Fazliu

Alvaro Morata, lojtari i ri i Milan-it

Erzana Fazliu

Master Toni Kuka me ekipin bravoroz niset për Paris

Donat Hashani