Telenews

Drejtori i ASHI-së në gjendje të rëndë shëndetësore

Është duke u kërkuar ndihmë për drejtorin e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Hekrem Sadiku, i cili që nga e shtuna e 11 shkurtit ndodhet në gjendje kome në spitalin Acibadem Sistina në Shkup.

Sadiku është diagnositikuar me Influenza AJ10.8 dhe për shërimin e tij nevojitet një shumë e madhe parash, e cila është e papërballueshme për familjen.

Trajtimi i tij mjekësor mund të kushtojë deri në 100 mijë euro.

“Hekremi është në gjendje të rëndë kome që nga data 11.02.2023 në spitalin Acibadem Sistina në Shkup Shpresat e familjes për përmirësimin e gjendjes së Hekremit janë shtuar me trajtimin në këtë qendër klinike por që trajtimi mjekësor mund të kushtojë deri 100,000 €, që është shumë e pa përballueshme për familjen. Ju lusim për ndihmën tuaj financiare me aq sa keni mundësi në llogarinë e bashkëshortes Arjeta Ahmeti Sadiku”, thuhet në njoftimin e bashkëshortes së Sadikut. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj

Përvoja e klientit në Kosovë: mes teknologjisë, AI-së dhe kontaktit njerëzor

Rrezarta Ramaj