Telenews

DRITA DHE PRISHTINA ARRIJNË FITORE NË NDESHJET E PARA GJYSMËFINALE TË KUPËS

Drita dhe Prishtina kanë arritur fitore në ndeshjet e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Drita mposhti Ramiz Sadikun me rezultat të thellë 3:0, ndërsa Prishtina – Llapi përfundoi 2:1.
Ekipi nga Gjilani arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ndaj Ramiz Sadikut.
Pas një aksioni mjaft të mirë të gjilanasve, shënoi Albin Krasniqi, në minutën e 8`, për t`ia dhuruar epërsinë Dritës.
Vetëm pesë minuta pas golit të avantazhit, Drita dyfishoi epërsinë me anë të Hamdi Namani, pas asistimit nga Almir Ajzerajt.
Në minutën e 39` u përkujdes Muharrem Jashari i cili shënoi edhe golin e tretë ndaj Ramiz Sadikut.
Kështu u mbyll pjesa e parë me rezultat 3:0 për ekipin e Gjilanit, shkruan lajmi.net.
Pjesa e dytë më e mirë ishte përsëri për Dritën, por gola më nuk u realizuan.
Prishtina me 10 lojtarë arriti të marrë fitore ndaj Llapit, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ishte fillimisht ekipi kryeqytetas që kaluan në epërsi, kur nga pika e bardhë shënoi Gledi Mici.
Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale 1:0 të Prishtinës. Pjesa e dytë më mirë filloi për Llapin. Ata vazhdimisht po e kërkonin golin e barazimit.
Në minutën e 62` të ndeshjes u akordua penallti por këtë herë për llapjanët, i saktë u tregua Arbnor Ramadani, i cili barazoi rezultatin për 1:1.
Pas golit të barazimit Llapi ishte më kërkues për golin e avantazhit, por nuk arritën të realizojnë.
Po kalonte minuta e 84` kur Prishtina e riktheu avantazhin, me golin e Endrit Krasniqit.
Llapi u munduan përsëri të realizonin golin e barazimit por nuk arritën.
Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen javën e ardhshme më 13 prill.

Të ngajshme

Portugalia fiton thellë ndaj Zvicrës, kualifikohet në çerekfinale

KushtrimGuraj

Vuçiq bëri tifo për Japoninë kundër Kroacisë, por nuk e uroi Pllenkoviqin për rezultatin

KushtrimGuraj

Formacionet zyrtare: Portugali – Zvicër, Xhaka e Shaqiri nga fillimi – Ronaldo në bankën rezervë

KushtrimGuraj