Telenews

Dy familje rrahen mes vete në Prizren

 

 

Policia e Kosovës të mërkurën ka njoftuar se ka arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren.

Sipas njoftimit, arsyeja e rrahjes ishte mosmarrëveshja mes dy familjeve.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘Selajdin Berisha ’’ në Prizren është një rast mosmarrëveshje ne mes te dy familjeve. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: B.B. (viti i lindjes 1972),i B.B. (viti i lindjes 1978) B.B. (viti i lindjes 2000, A.B. (viti i lindjes 2001),S.SH (viti i lindjes 1954), V.SH. (viti i lindjes 1986), dhe J..SH (viti i lindjes 1991) të cilët  dyshohet se pas një mosmarrëveshje në mese dy familjeve ata kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin”, thuhet në njoftim.

Ata po dyshohen për veprat penale “Kanosje” dhe “Sulm”.

Të ngajshme

Apeli anulon aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, rasti kthehet në rigjykim

KushtrimGuraj

Shpëtohet mrekullisht fëmija pas rënies në ujë në një restorant në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

KushtrimGuraj

FIFA i kundërpërgjigjet UEFA-s: Askush nuk po e nxjerr futbollin në shitje

KushtrimGuraj