Telenews

E keni ditur se njeriu që synon ndarjen e Bosnjës, kishte ngelur në shkollë?

Aktualisht, anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës nga radhët e serbëve, Milorad Dodik, vlerësohet “elementi më turbullues” në këtë shtet “të paqëndrueshëm” politikisht.

Ai ndoshta ka mbështetjen e serbëve në Republika Sërpska, të cilën po punon ta pavarësojë, por ka edhe një njollë nga e kaluara, shkruan portali Klix të martën.

Kandidatja për presidente të Republika Sërpskas, Jelena Triviq, ka zbuluar se Dodik përsëriti vitin e parë të shkollës së mesme. Ajo është rivale e Dodikut për kryetar të Republika Sërpskas në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas saj, nuk është e habitshme që Dodiku është përsëritës.

“Megjithatë, jam e befasuar që ka dështuar në lëndën e gjuhës serbo-kroate. Kjo sepse Dodik është njohës i shkëlqyer i gjuhës kroate. Ka mundësi që ai të ketë pasur problem me fjalët dhe drejtshkrimin që e përbëjnë gjuhën serbe sot. Kjo ngre edhe pyetjen se si ‘Në përgjithësi, Dodik, i cili ka kryer një shkollë të mesme trevjeçare, mund të hyjë në universitet’”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, e bija e Dodikut, Gorica Dodik, ka pranuar se i ati i saj ka përsëritur vitin në gjimnaz. Këtë e ka arsyetuar me punët që kryente në fshat.

“Milorad Dodik u rrit në fshat, punonte dhe studionte në të njëjtën kohë dhe meqë atë vit kishte shumë punë në pronë, ai nuk arriti të shkonte rregullisht në shkollë dhe përsëriti vitin”, ka shkruar Gorica në Twitter.

Dodik është akuzuar në vazhdimësi për telashet që nxjerr në Bosnjë dhe për lidhjet e ngushta me liderin rus, Vladimir Putin. Ai, për shkak të aktivitetit të tij, edhe është sanksionuar nga SHBA-ja.

Të ngajshme

Tërhiqet trupi i pajetë i kosovarit me nënshtetësi norvegjeze që vdiq në një burg në Serbi

KushtrimGuraj

Voziti nën ndikimin e alkoolit, i merret leja për 1 vit e gjobitet me 500 euro

KushtrimGuraj

Prishtinë: Vdes çiklisti pasi goditet nga një automjet

KushtrimGuraj