Telenews

E konfirmuar: Modriqi te Milani edhe në sezonin vijues

Luka Modriq do të vazhdojë të jetë futbollist i AC Milan edhe për sezonin e ardhshëm, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se palët kanë finalizuar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit.

Vendimi për të qëndruar në “San Siro” erdhi pas bisedimeve me trajnerin Ruben Amorim, i cili e vlerëson shumë përvojën dhe cilësitë e mesfushorit kroat, pavarësisht moshës së tij 40-vjeçare.

Sipas raportimeve, qëndrimi i Modriq te Milani ishte planifikuar që në muajin qershor, ndërsa tash marrëveshja është zyrtarizuar.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2018 do të vazhdojë të sjellë përvojën e tij të madhe në mesfushën e kuqezinjve, pas një karriere të jashtëzakonshme ku ka fituar shumë trofe, përfshirë pesë Liga të Kampionëve me Real Madridin.

Të ngajshme

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

KushtrimGuraj

Messi i ka njoftuar shokët e kombëtares së Argjentinës me vendimin e së ardhmes

Yllka Gashi

Erdhi me shumë bujë, Real Madrid e largon Mastantuonon

Yllka Gashi