Ministri i Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ani në raportim u pyet nga kryetari i komisionit Bekë Berisha për oligarkët, se kur do të arrestohen.
“ A po na tregon ministër kur do t’i arrestoni oligarkët, pasi ju VV-ja keni qenë shumë të zëshëm para se me ardhë ne pushtet, a do t’i arrestoni ata apo vetëm policë keni me arrestu?, u shpreh deputeti Berisha.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla duke iu përgjigjur deputetit të AAK-së tha se duan ta bëjnë një gjë të tillë por që tani nuk po munden pasi “po arrestohen policët, e ata duhet ta kryejnë këtë punë”.
“Keni të drejtë në këtë pyetje, edhe ne jemi të interesuar në këtë temë, por që ata që duhet t’i arrestojnë po arrestohen vet”, u shpreh ministri Sfeçla.
Sveçla poashtu e ka pranuar se policët kanë mungesa logjistike në punën e tyre, si uniforma e armatim.
Por që sipas tij kjo shpejtë do të përfundojë pasi pritet të zhbllokohet Organi Shqyrtues së Prokurimit (OSHP) dhe policët të furnizohen me mjetet e nevojshme të punës.
“Sa u përket uniformave armatimit, të gjitha këto janë si rrethojë e bllokimit të OSHP-së ku disa prej megjithatë ne kemi shfrytëzu. Jemi në fazën e furnizimit të shumë nga nevojave, shpresojmë që edhe OSHP-ja shumë shpejtë të zhbllokohet dhe të përfundojnë këto”, ka thënë ministri Sfeçla.
Ministri Xhveçla tutje u shpreh se në ministrinë që e drejton nuk ka luks për siç thanë në kurriz të policëve.
Nuk ka luks të qeveritarëve në kurriz të zyrtarëve e sidomos të zyrtarëve policorë
Ai këto komente i bëri pas pyetjes së kryetarit të Komisionit për Siguri, Bekë Berisha I cili e ngriti këtë çështje.