Telenews

Edhe sot mot i paqëndrueshëm

Mot i paqëndrueshëm po parashihet edhe për ditën e mërkurë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës. Paradite nuk do të mungojnë intervale me diell.

Nga mesdita në pjesë të vendit mund të vije deri tek zhvillime të rrebesheve dhe bubullima, që kohëpaskohe paraqiten deri orëve të mbrëmjes. Temperaturat minimale pa ndonjë ndryshim, zbresin në 9C e 12C, e ato maksimale lehtazi në rënie, në 21C e 24C, njofton Prishtina Weather.

Rrebeshe shiu e bubullima parashihen edhe ditën e enjtë, kryesisht orëve të pasdites.

Nga dita e premtë, duket situatë më stabile, ku mund të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat të shënojnë rritje edhe deri në 27C e 28C në fundjavë. Të dielen paraqiten sërish mundësi për rrebeshe shiu orëve të pasdites.

source

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj