Ish-banori i shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, sa ishte brenda shtëpisë kishte deklaruar se e ka një teze homofobe, duke u shprehur se nuk do ta pranonte kur të dilte nga shtëpia.
Por, doli të mos jetë ashtu, sepse Edoni që ishte sot mysafir në “Hallakamë” në Klan FM, u shpreh
Edoni është shprehur se tezja e tij, për të cilën ai mendote që është homofobe, e priti shumë mirë kur doli nga Big Brother VIP Kosova.
“Mirë është shumë tezja, për çudi nuk është bërë hiç nervoz, e ka kuptu si duhet situatën, e ka parë edhe personalitetin tim aty brenda, kështuqë s’ka mujt me më vlerësu vetëm në bazë të atij fakti për mua, por e ka parë kush jam dhe është e lumtur”, është shprehur Edoni.

