Telenews

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë

elon-musk-nuk-eshte-me-njeriu-me-i-pasur-ne-bote

Elon Musk ka humbur titullin si njeriu më i pasur i botës. CEO i twitter dhe i Teslas, tashmë është njeriu i dytë më i pasur në botë sipas Forbes.

Vendin e parë tashmë si njeriu më i pasur në botë e mban Bernard Arnault, bosi i Arnault.

Pasuria e Musk ra në 185.3 miliardë dollarë, duke lënë në vend të parë Arnault, i cili ka pasur prej 185.4 miliardë dollarësh, raporton DailyMail.

Kjo është hera e parë që nga shtatori 2021 që Musk u rrëzua nga vendi i parë në listën e miliarderëve , e cila përditësohet vazhdimisht bazuar në çmimet e aksioneve.

Kjo pason një periudhë të turbullt për Musk, i cili shiti pjesë të konsiderueshme të pronave të tij Tesla për të financuar blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh në Tëitter gjashtë javë më parë. Pasuria personale e Musk është kryesisht e lidhur me aksionet e Tesla-s, e cila ka humbur 57 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit.

Të ngajshme

AI-ja premton një revolucion në mjekësi: Mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

Yllka Gashi

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi