Telenews

EMRI/ Autorët kanë lëvizur me motoçikletë, i riu në Shkodër u ekezekutua brenda në lokal

Një personka mbetur i vrarëpas të shtënave me armë zjarri të raportuara këtë të diel në Shkodër.

Erjon Xhenjo është i riu i cili ka mbetur i vrarë pas të shtënave.

Ndaj Erjo Xhenjos është qëlluar me breshëri plumbash.

Autorët kanë qenë me motoçikletë dhe janë futur në një rrugicë dytësore duke u larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Në momentin që ka ndodhur vrasja i riu ishte brenda lokalit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 11 shtator

Rrezarta Ramaj

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj