Telenews

Ermal Krasniqi debuton me Cluj

Ish lojtari i Ballkanit, i cili u transferua në Cluj të Rumanisë më 9 janar, do të bëjë debutimin sonte kundër Farul Constanta-s, të cilët janë në pozitën e parë në ligën rumune.

Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për Krasniqin dhe Cluj, pasi me një fitore eventuale, ata do të dalin në pozitën e parë me 47 pikë.

Sipas “Transfermarkt”, Krasniqi i ka kushtuar 375 mijë euro skuadrës së Cluj, i cili u transferua nga Ballkani.

Kujtojmë që Ermali ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm në sukseset e Ballkanit, sidomos në aventurën evropiane.

Cluj ishte kundërshtar i Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës. Në ballafaqimet direkte – në ndeshjen e parë në Prishtinë, dyja skuadrat barazuan me shifrat 1:1, ndërkaq në ndeshjen e zhvilluar në Rumani, Ballkani u mposht me rezultat minimal 1:0.

Krasniqi është tjetër transferim ndër më të shtrenjtit nga futbolli kosovar, pas Arbnor Mujës që u transferua nga Drita në Antëerp për 400 mijë euro.

Sa i përket karrierës së Krasniqit, ai e nisi futbollin te skuadra e Feronikelit. 24-vjeçari më pas luajti për Malishevën, Ferizajin dhe Llapin, para se të transferohej te Ballkani.

Të ngajshme

Certifikata e Covid-it, mjekja e Xhakës del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë –

KushtrimGuraj

Mbappe nën presion, fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë –

KushtrimGuraj

Chelsea interesohet për talentin e Milanit –

KushtrimGuraj