Telenews

Facebook kërcënon të ndalojë shpërndarjen e lajmeve në SHBA, për shkak të një projektligji të Kongresit

facebook-kercenon-te-ndaloje-shperndarjen-e-lajmeve-ne-shba,-per-shkak-te-nje-projektligji-te-kongresit

Facebook paralajmëron se mund të ndalojë lajmet në SHBA nëse Kongresi miraton një projektligj që do të kërkonte që platforma të negociojë dhe të kompensojë botuesit për përmbajtjen e tyre.

Andy Stone, kreu i komunikimit të politikave të Metës, tha në Twitter se Facebook “do të detyrohet të marrë në konsideratë heqjen e lajmeve” nga Facebook-u nëse miratohet Akti i Konkurrencës dhe Ruajtjes së Gazetarisë (JCPA).

Facebook më parë kërcënoi se do të bllokonte lajmet në Kanada dhe Australi kur u propozuan ligje të ngjashme.

I prezantuar vitin e kaluar me mbështetjen dypartiake, JCPA do t’i lejonte botuesit të negociojnë me platforma si Facebook dhe Google mbi shpërndarjen e përmbajtjes së tyre. Supozohet t’u japë botuesve të lajmeve ndikim kundër Big Tech dhe mund t’i kërkojë Facebook-ut të paguajë për përfshirjen e lajmeve në platformën e tij, diçka që Facebook e ka luftuar ashpër në të kaluarën në vende të tjera.

“Nëse Kongresi miraton një projekt-ligj të keq-menduar të gazetarisë si pjesë e legjislacionit të sigurisë kombëtare, ne do të detyrohemi të konsiderojmë heqjen e lajmeve nga platforma jonë në vend që t’i nënshtrohemi negociatave të mandatuara nga qeveria që shpërfillin padrejtësisht çdo vlerë që u ofrojmë mediave nëpërmjet rritjes së trafikut dhe abonimit”, shkruan Stone. “Akti i Konkurrencës dhe Ruajtjes së Gazetarisë dështon të njohë faktin kryesor: botuesit dhe transmetuesit vendosin përmbajtjen e tyre në platformën tonë vetë, sepse kjo përfiton në fund.– jo anasjelltas”.

Të ngajshme

Instagrami do të turbullojë lakuriqësinë në mesazhe, në përpjekje për të mbrojtur adoleshentët

Publikohet Turbo Golf Racing më e reja në PlayStation

Arrin Milano – Alfa Romeo e parë elektrike

KushtrimGuraj