Telenews

Familja nga Gjilani në hall me të birin, i rrah dhe i kërcënon prindërit për para

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë është raportuar dje pasdite në Gjilan, ku një 18-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që 54-vjeçari kishte me djalin e tij, recidivist i dhunës në familje, i cili vazhdimisht u kishte shkaktuar telashe prindërve të tij.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari shumicën e mosmarrëveshjeve me familjarët i kishte shkaku i problemeve financiare. Rasti i fundit ndodhi pasi i riu dyshohet se fillimisht i ka kërkuar të holla babait dhe në pamundësi që ky i fundit t’ia sigurojë paratë, ai e kërcënuar se do t’iu bëjë probleme.

Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar dhe është përballur me pretendimet e babait të tij për dhunën dhe kërcënimet.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të ngajshme

Përmbytje në jug të Italisë

Rrezarta Ramaj

Xhuli tregon se pse nuk po zbulon emrat e binjakëve të saj

Rrezarta Ramaj

AGK-ja dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarit Fidan Jupolli

Rrezarta Ramaj