Telenews

Fanella legjendare e Peles, shitet në një ankand për këtë vlerë

Fanella e sulmuesit legjendar brazilian, Pele është shitur së fundmi në një ankand.

Vlera e saj shkoi deri në 5 milionë dollarë, fanellë kjo e veçantë pasi që legjenda e Santosit e veshi atë në finalen e vitit 1958 ndaj Suedisë, në të cilën Pele kishte shënuar 2 gola në fitoren 5-2 ndaj Suedisë, që ishte nikoqire në atë kohë.

Pas kësaj ndeshjes, Pele ia kishte dhuruar fanellën shokut të tij të skuadrës, Didi, i cili e dhuroi te Museu dos Esportes në Rio de Janeiro. Ajo u ofrua për herë të parë në shitje publike në Christie’s në vitin 2004 dhe nuk ka qenë në ekspozitë publike për më shumë se dy dekada.

“Kjo fanellë nuk është vetëm një kujtesë e përhershme e njërit prej momenteve më të rëndësishme në historinë e futbollit, por shoqërohet kryesisht me momentin që e katapultoi Pelen në një ikonë globale të sportit”, tha në një deklaratë Brendan Hawkes, kreu i strategjisë dhe zhvillimit sportiv në Sotheby’s.

Të ngajshme

Franca dhe Anglia përballen sonte për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026

Blearta

Përmbytje të menjëhershme në Vietnam, të paktën katër të vdekur dhe disa të zhdukur

Blearta

Dy konvikte do të jenë gati në shtator, vitin tjetër nisin projektet për Lojërat Mesdhetare

Blearta