Shpresat e kombëtares polake të futbollit për të qenë pjesë e Euro 2024 do të jenë në duart e Fernando Santos-it, fituesit të Euro 2016 me Portugalinë.
68-vjeçari u shkarkua nga posti i trajnerit të Portugalisë pas eliminimit nga Kupa e Botës në Katar nga Maroku. Post të cilin e mbante që nga shtatori i 2014.
Polonia do të jetë kombëtarja e tretë që Santos drejton në karrierën e tij. Përveç Portugalisë, më herët ai ka drejtuar Greqinë.
🆕 OFICJALNIE
Fernando Santos nowym selekcjonerem reprezentacji Polski! 🇵🇱— Łączy nas piłka (@LaczyNasPilka) January 24, 2023
Synimi i Santos dhe Polonisë është kualifikimi në Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Mirëpo, ecuria e polakëve dhe portugezit ndërthuret edhe me rrugëtimin e Shqipërisë.
Kujtojmë që kuqezinjtë dhe Polonia janë pjesë e grupit E në kualifikuese, së bashku me Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.
Ndeshja e parë e kualifikueseve me Santos-in në krye të Polonisë do të jetë pikërisht përballë Shqipërisë në mars. Në atë ndeshje edhe kuqezinjtë do të jenë nën drejtimin e një trajneri të ri, Sylvinho.

