Telenews

FRANCA SOT PO VOTON

Në Francë sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.
Francezët do të zgjedhin kreun e shtetit të tyre për pesë vitet e ardhshme.
Në garë janë kreu aktual i shtetit francez Emmanuel Macron dhe liderja e ekstremit të djathtë Marie Le Pen.
Aktualisht Macron kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve.
Kundërshtarët e tij e quajnë arrogant dhe presidenti i të pasurve, ndërkaq liderja e ekstremit të djathtë akuzohet se ka lidhje të ngushta presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Sfidë për ta ka qenë të sigurohet mbështetja e elektoratit të kandidatëve të tjerë për president.
Emmanuel Macron, kishte ardhur në pushtet me një premtim të madh për ndryshim, por që sipas disa qytetarëve ende nuk e kanë parë ndryshimin.
Në anën tjetër, Marie Le Pen, ka mësuar nga disa gabime në të kaluarën ku në vitin 2017-të u mposht nga po ky kundërshtar.
Kjo është hera e tretë që ajo synon të bëhet presidente dhe mbase mund të jetë e fundit nëse dështon.
Interesant do të jetë fakti se sa qytetarë do të refuzojnë të dalin në zgjedhje dhe nuk do ta mbështesin asnjë nga kandidatët, shkruan BBC.

Të ngajshme

Valon Murseli vlerësohet si asambleisti me performancën më të lartë në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë

Rrezarta Ramaj

Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për transportimin e mbi 6 kilogramëve marihuanë

Rrezarta Ramaj