Telenews

Frashër Krasniqi: Na arrestuan brutalisht, e na liruan dy orë më pas

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka treguar se janë liruar 2 orë pas arrestimit që iu bënë në protestën e veteranëve.
Në këtë protestë u arrestua edhe lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të tjerë.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook tha se u arrestuan brutalisht, e sipas tij, kjo është fytyra e Qeverisë Kurti.
“Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor. Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe”, shkroi Krasniqi.

Të ngajshme

Tahiri: Procesi për president ka qenë “spektakël politik” pa konsensus real

Valjeta Turkaj

Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fëmijët që s’do ta shohin më nënën…

Valjeta Turkaj

Naim Murseli e Granit Plava në burg përjetë, Kushtrim Kokalla 30 vjet

Valjeta Turkaj