Telenews

Gani Sejdiu e analizon Botërorin për Telenews.al, tregon Kombëtaret favorite sipas tij

Sot kemi hyrë në ditën e 9-të që nga fillimi i Kampionatit Botëror në Futboll ”Katari 2022”.

Deri tani kemi parë ndeshje shumë interesante mes Kombëtareve dhe luftë të madhe e rivalitet, pothuajse në të gjitha sfidat e natyrisht që s’kan munguar as befasitë e dorës së parë.

Telenews.al ka realizuar një bisedë me njërin prej trajnerëve më të mirë që ka futbolli kosovar, Gani Sejdiu, për të analizuar rrjedhën e deritanishme të këtij Kampionati.

Deri më tani ka pasur takime mjaftë interesante e të bukura në këtë Botëror për publikun, por edhe me befasi e që është karakeristike në fillimet e këtyre kompeticioneve, por duhet ditur se faza e grupeve luhet me kujdes dhe me taktizime të shumta, gjë që edhe po ndodhë”, thotë Sejdiu.

Ai tregon se cilat Kombëtare deri tani e kanë befasuar për të mirë.

Kombëtaret që më kanë befasuar për të mirë e që është pritur prej tyre, janë: Brazili, Franca, Spanja dhe Portugalia e prej atyre që nuk është pritur më kanë pëlqyer, ShBA-të dhe Maroku, por ka pasur edhe shtete të tjera që kanë bërë futboll të mirë dhe një përgjithësi në Kampionat për tu vlerësuar”.

Në këtë Botëror po paraqiten edhe dy shqiptarë me Zvicrën, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, Sejdiu shpreh një mendim të tij edhe rreth kësaj Kombëtare që pëlqehet shumë nga shqiptarët anë e kënd globit.

Zvicra pavarësisht humbjes nga Brazili të cilën shumë lehtë kan mundur edhe ta evitojnë, ka qenë skuadër stabile e disiplinuar taktikisht, por do ta kenë shumë vështirë kundër Serbisë, por pasi edhe barazimi i konvenon, besoj që kanë mundësi të mirë që të kalojnë tutje”.

Tutje, Sejdiu tregon detajet që po e dallojnë këtë Botëror nga të kaluarit.

Ajo që ka rënë në sy deri më tash në këtë Kampionat, është se janë zvogëluar shumë diferencat në mes Kombëtareve të favorizuara dhe pretendente me shumë yje ndaj tjerave, sepse ky Kampionat ka vërtetuar se loja kolektive e disiplinuar dhe me shumë motiv, redukton diferencat”, pohoi ai.

Cilat skuadra janë favorite ta fitojnë Botërorin sivjet? Sejdiu përmend katër Kombëtare.

Kombëtaret që janë favorite duke parë performancat e tyre deri më tash janë: Franca, Brazili, Spanja dhe Portugalia, por ende është herët, sepse faktori befasi, gjithmonë është prezent në futboll”.

Krejt në fund, Sejdiu tha se nuk ka preferenca për ndonjë ekip që ta fitojë Botërorin edhe pse dëshira për të është Zvicra, por është shumë e vështirë.

Nuk kam ndonjë dëshirë te posaçme për fituesin e këtij Botërori, sepse të më plotësohet dëshira për Zvicrën është pak e vështirë, kështu që nuk kam ndonjë preferencë”, mbylli analizën për Telenews.al, trajneri i mirënjohur mitrovicas.

/Telenews.al/

 

Të ngajshme

Haxhiu i ashpër me Kurtin: Gënjeshtar, mashtrues e zhvatës

Tirron Mamusha në vendin e 12-të mes 41 mijë garuesve

Reali triumfon në ‘El Clasico’, merr kontrollin e La Ligës