Telenews

Gashi: Në vjeshtë bie qeveria, tetë deputetë të shumicës i bashkohen LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në vjeshtë pritet që të bie Qeveria Kurti 2.

Sipas Gashit, kjo pritet të ndodhë pasi që tetë deputetë të shumicës do të kalojnë në koalicion me LDK-në.

“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, ka thënë Gashi në RTV Dukagjini, transmeton Klankosova.tv.

Ai, tutje tha se janë munduar që gjatë kësaj kohe të jenë pro aktiv dhe propozues, por, sipas tij, qeveria s’i ka marrë parasysh 58 propozimet e tyre.

Kujtojmë se Qeveria Kurti është votuar me 67 vota për ndërsa më vonë, Adelina Grainca i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, duke e çuar pushtetin në 68 vota.

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta