Telenews

Gazeta më e madhe austriake: Kosova, shteti i parë në Europë me reduktime të rrymës

Lajmi për problemin e reduktimeve të rrymës që ka kapluar tërë Kosovën tash e disa javë ka mbërritur edhe në Austri. “Vendi i parë në Evropë ku ndalen dritat”, titullohet artikulli i gazetës më të madhe Austriake “Die Presse” dedikuar situatës aktuale me rrymë në Kosovë.

Në një komunikim përmes telefonit me një qytetar nga Kosova, i njëjti i ka thënë gazetës austriake se “po, rryma vazhdon të fiket çdo gjashtë orë”.

Kam frikë se situata do të përkeqësohet. Kjo sepse lufta e Rusisë në Ukrainë do të zgjasë shumë”, i ka thënë Luani, babai i dy fëmijëve, gazetës austriake.

“Kosova, një shtet me 1,8 milion banorë, ballafaqohet me ndërprerje të rrymës qysh prej gjysmës së gushtit,” shkruan tutje Die Presse. “Vetëm spitalet dhe disa kompani kanë energji elektrike. Të gjithë të tjerëve u ndalet rryma nga dy orë, tri herë në ditë”.

Gazeta austriake ka komentuar edhe menaxhimin e situatës nga Kryeministri Albin Kurti, ku vëmendje i është kushtuar faktit se partitë opozitare po e akuzojnë Kurtin për keq-qeverisje.

Të ngajshme

PDK në Fushë Kosovë ngre shqetësime për auditimin dhe një pagesë prej 2 mijë eurosh

Rrezarta Ramaj

PDK ngre dyshime për nepotizëm në Ndërmarrjen Lokale “Fushë Kosova”

Rrezarta Ramaj

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi