Telenews

Gazetari Ademi: Qeveria nuk është e përkushtuar për largimin e TVSH-së (VIDEO)

Gazetari i Klan Kosovës, Haris Ademi, ka folur rreth politikave fiskale të cilat është duke i ndjekur Qeveria Kurti.

Ai tha se qeveria aktuale nuk është e përkushtuar ndaj politikave fiskale për largimin e TVSH-së.

“E kemi rastin edhe të derivateve por edhe të propozimit të shportës së konsumatorit, pra qeveria s’e ka si politikë uljen ose largimin e TVSH-së”, është shprehur Ademi në “Info Magazine”.

Tutje, ai tha se është pak e vështirë të besohet se qeveria do ta ulë ose do ta largojë TVSH-në edhe për peletin, i cili në kohën e fundit po përdoret mjaft shumë për ngrohje.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 shtator

Rrezarta Ramaj

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Yllka Gashi