Telenews

Gjithçka që duhet të dini para miqësores mes Kosovës dhe Burkina Fasos

Nesër me fillim nga ora 18:00 Kombëtarja e Kosovës do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të përballet në ndeshje miqësore me Burkina Fason.
Ndeshja e nesërme do të jetë e para për “Dardanët” nën urdhrat e trajnerit të ri Alain Giresse, ndërsa më 29 mars do të zhvillohet edhe miqësorja e dytë e këtij muaji kundër Zvicrës, përcjell KosovaPress.
Kosova dhe Burkina Faso kanë vetëm një takim mes vete i cili daton në muajin mars të vitit 2018, ku asokohe Kosova shënoi fitore solide me rezultat 2:0
Golashënues në atë përballje ishin sulmuesi i Mallorcas Vedat Muriqi, i cili ia dhuroi epërsinë prej 1:0 Kosovës në minutën e 74’, kurse golin e fundit të ndeshjes e shënoi mbrojtësi i krahut Leart Paqarada, i cili vulosi rezultatin final në 2:0 në minutën e 90’ të ndeshjes.
Sa i përket takimeve të fundit që këto kombëtare kanë zhvilluar, në pesë ndeshje Kosova ka regjistruar katër humbje dhe një barazim, në krahasim prej Burkina Fasos që ka dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

Të ngajshme

Ky është arbitri që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Real Madrid-Milan

KushtrimGuraj

Armend Xhoxhaj e mund boksierin serb, feston me flamurin kuqezi

KushtrimGuraj

Sot super-derbi në basketbollin kosovar

Donat Hashani