Telenews

Gjuan me armë zjarri në drejtim të një personi, vetëdorëzohet në Polici

Policia e Kosovës, saktësisht stacioni Policor Prizren VERI është informuar se në fshatin Korishë, Prizren,  një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një viktime.

Me të marrë informatën, patrullat policore dhe hetuesit e  Stacionit Policor Prizren-Veri kanë shkuar në vend ngjarje.

“Nga informata e para policia ka kuptuar se një i dyshuar nga fshati Korishë (25 vjeçar) pas një incidenti të çastit  ,ka shkuar në afërsi të një pompe të derivateve (pronë e familjes së viktimës) dhe ka shtënë një herë nga distanca në drejtim të viktimës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas sulmit, i dyshuari është vetëdorëzuar në stacionin policor e po ashtu e ka dorëzuar edhe armën me të cilën ka shtënë në drejtim të viktimës.

Lidhur me rastin është sekuestruar një armë ,një karikator , tre fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet  në mbajtje  për 48 orë.

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta