Telenews

Goditet një rast i krimit kibernetik në Kosovë, arrestohet i dyshuari pas hetimeve me autoritetet e SHBA-së

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës me ç’rast është zhvilluar kontroll në një lokacion në rajonin e Prizrenit.

Sipas njoftimit, ky rast është hetuar në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ka arritur që të siguroj në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare si dhe personale, kryesisht të shtetasve nga ShBA-të, pastaj këto të dhëna i ka vënë në dispozicion për qëllime keqpërdorimi duke i vendosur në platforma të caktuara online.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor. Gjithashtu, veprimet në të ardhmen do të merren në bashkërendim me autoritetet e ShBA-së. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin.”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, vdesin 20 nxënës

Blearta

Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla

Blearta

Turizmi në Shqipëri në rritje, Italia e para, Kosova e dyta për vizitorë

Blearta