Telenews

Grabitje e armatosur në pompën EXFIS në Komoran, hajnat e maskuar ‘avullojnë’ 13 mijë euro

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur sot në mëngjes, në pompën e derivateve EXFIS në Komoran.

Sinjali ka mësuar se hajnat e maskuar dhe të armatosur kanë arritur t’i plaçkitin rreth 13 mijë euro nga kjo pompë dhe më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se grabitja u krye nën kërcënimin e një kallashnikovi, armë kjo të cilën e mbante njëri nga të dyshuarit.

Policia tashmë është njoftuar për rastin pas denoncimit të punëtorit që u përballë me hajnat dhe kanë nisur kërkimet për t’i identifikuar dhe kapur personat e dyshuar.

Telenews.al do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Të ngajshme

Një muaj paraburgim ndaj personit të dyshuar për vrasje të rëndë në Pejë

Yllka Gashi

Kërçeli ironizon me Kujtim Shalën: Tash po i kërkon votat e Vetëvendosjes për nënkryetar

Yllka Gashi

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Yllka Gashi