Telenews

Greva në arsim, Osmani: Angazhohemi për ta gjetur një zgjidhje të pranueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se duhet të gjendet një zgjidhje që të ndërpritet greva në arsim.

Por ajo është që edhe të përmirësohet gjendja e mësimdhënësëve.

Për këtë ka kërkuar që të dy palët ( Qeveria dhe Sindikata) të diskutojnë për ta gjetur një zgjidhje.

E para e shtetit po ashtu ka kërkuar që cilësia në arsim të rritet.

„Si Presidente e vendit, jam për përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve dhe rritjes së cilësisë në arsim duke e ditur se arsimi cilësor është bazamenti i një shteti e shoqërie të suksesshme. Por, jam në anën e nxënësve. E drejta u takon vetëm atyre! Atyre duhet t`ua ofrojmë dhe mbrojmë të drejtën për edukim dhe arsimim! E grevës duhet t`ia zë vendin dialogu”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Po ashtu ka thënë se janë duke u angazhuar që të gjendet një zgjidhje.

”Zyra ime ka kontaktuar me të gjitha palët dhe po angazhohet për ta gjetur një zgjidhje të pranueshme që ka në fokus interesin e nxënësve dhe të gjithë sistemit arsimor“, ka deklaruar ajo.

Osmani gjithashtu ka shkruar për vlerën e arsimit në fuqizimin e një shoqërie dhe shteti.

Sindikata e Arsimit e drejtuar nga Rrahman Jasharaj ka nisur grevën që nga 25 gushti.

Kanë kërkesa që të rriten pagat, pasi thonë se nuk janë të dinjitetshme duke e pasur parasysh edhe inflacionin.

Por Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka deklaruar të enjten se ”kërkesat e sindikatës janë iracionale“, duke iu referuar mundësive buxhetore.

Të ngajshme

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, lëndohen një grua dhe një fëmijë

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Kontrabandoi katër shtetas të huaj me veturë, policia e kërkon të dyshuarin

Yllka Gashi