Telenews

Hamza njofton se është miratuar hapja e një rruge të rëndësishme në Mitrovicë

Hamza njofton se është miratuar hapja e një rruge të rëndësishme në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot Kuvendi i kësaj komune ka votuar Buxhetin e Mitrovicës së Jugut për vitin 2025.

“I lumtur që u votua Buxheti i Mitrovicës së Jugut për vitin 2025 dhe që me votat e asamblistëve u krijuan mundësitë e hapjes së rrugës “Ali Zeneli”, ku jetojnë qindra familje, të cilën asnjë qeverisje lokale nuk kishte mundur ta hapte në këto dy dekada për shkak të vështirësive që janë të njohura për të gjithë mitrovicasit.”, ka shkruar Hamza.

Ao tha se hapja e kësaj rruge do ta shkarkojë jashtëzakonisht shumë komunikacionin dhe do të hapë perspektivë të re ekonomike për banorët e kësaj zone.

“Dhe, po ashtu, perspektivë të re do të hapin edhe shumë projekte të rëndësishme dhe me ndikim të madh në përmirësimin e jetës së qytetarëve që do të realizohen me buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm.”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj