Telenews

Hapi drejt anëtarësimit në KiE, si mund t’i marrë Kosova nesër 2/3 e votave?

 

 

Këshilli i Evropës njoftoi sot për fillimin e Asamblesë së Këshillit të Evropës, e cila do të zgjasë deri të premten e 19 prillit.

Në mesin e pikave për diskutim është edhe ai për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Një debat për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe votimi i një projekt-opinioni, do të jetë një moment kryesor i sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE)”, u tha në njoftim.

Gazetari i REL (edicioni në gjuhën angleze), Rikard Jozwiak ka analizuar se si Kosova mund t’i marrë nesër shumicën e votave në Asamblenë e Përgjithshme me 306 anëtarë, ku do të debatohet dhe më pas votohet për një hap tjetër drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës ka 46 shtetet anëtare, 12 prej tyre nuk e njohin Kosovën, por pritet që Kosova t’i marrë edhe votat e deputetëve nga vendet që se njohin.

“Është e mundur që shumica prej 2/3 të arrihet. Aktualisht 12 nga 46 vende anëtare nuk e njohin Kosovës si të pavarur – që janë më pak se pakica që mund të bllokojë. Kjo i përfshin vendet si Serbia, Bosnja; dhe pesë mosnjohëset në BE, Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja; sikurse edhe Armenia, Azerbejxhani, Gjeorgjia dhe Moldavia.  Ukraina po ashtu se njeh pavarësinë e Kosovës, më së shumti nga frika se Rusa mund ta përdorë këtë si pretekst për t’I njohur më shumë ndërkombëtarisht territoret e Ukrainës që aktualisht janë të okupuara”, shkruan ai.

Tutje, REL thotë se përfaqësuesit e vendeve (depuetët në APKiE, mund të mos votojnë sipas qëndrimve politike të kryeqyteteve të tyre ndaj Kosovës.

“Për shembull përfaqësuesit e Ukrainës do të kenë një “votë të lirë” dhe mund të ndodhë që edhe vendet tjera t’i ndjekin”

Jozwiak pret që deputetet e APKiE nga partia në pushtet Fidesz me gjasë do të vootjnë kundër mocionit pavarësisht njohjes së shtetësisë së Kosovës nga Hungaria – që përbën një refleksion të lidhjeve në rritje të Budapestit me Beogradin.

Po ashtu do të ketë edhe disa përfaqësues që do abstenojnë, që do të shkojë në favor të Prishtinës.

“Është signifikante se autorja e raportit, Dora Bakoyannis është ish-ministrja e jashtme e Greqisë dhe motra e Kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis. Nuk është e pamundur që, pavarësisht qëndrimit mosnjohës të Greqisë për mosnjohjen e Kosovës, delegacioni grek do të mbështes anëtarësimin e Prishtinës” analizon Jozwiak.

Nëse nesër ka një votim pozitiv për Kosovën në Asamble, çështja e anëtarësimit do të kalojë në nivel të ministrave më 16 maj, në një takim që pritet të mbahet në Reykjavik të Islandës.

source

Të ngajshme

Kancelaria gjermane thotë se Scholz i ka kërkuar hapa konkretë Kurtit për Asociacionin

Martens: Në Berlin e Paris ka qarqe që synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësim në KiE

Policia jep detaje për aksidentin në Suharekë ku humbën jetën dy persona