Telenews

HARADINAJ E KËRCËNON PUBLIKISHT KRYEMINISTRIN KURTI

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk mund t’i ofendojë personat të cilët kanë kenë në luftë.
Teksa tema ishte paga minimale, Haradinaj tha se shefi i Qeverisë duhet t’i fusë edhe veteranët në këtë çështje, përndryshe shtoi se do t’ia tregojë atij vendin.

I pyetur se nëse ky është një kërcënim për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministri e pohoi një gjë të tillë.

“I kam duruar të gjitha shpifjet e tij dhe të tyre, ka ndodhur një proces gjqyësor. Por mos luajë më shumë me këto kategori. Mos u tall me to. Ky është kërcënim publik dhe serioz. Po, mos bëj hajgare me këto kategori mo. Kthjellu një herë e përgjithmonë. Të kemi duruar se kemi pasur arsyeje tjera por nuk të durojmë pakufi. Kjo nënkupton se ne i dalim në rrugë këto dhe e i tregojmë se a mund të hyjnë në zyre të vetë mo nëse tallen me këto kategori”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.
Deputeti Haradinaj tha se do ta ‘fryjë’ objektin e qeverisë me luftëtarë të UÇK-së, nëse  nuk iu plotësohen kërkesat e tyre, duke paralajmëruar kështu edhe protestë ndaj ekzekutivit.

“S’munden me i lënë këta pa i përfshi në këtë kriter të pagës minimale. Prokuroria ta gjen nëse është fals njo, le ta heq individin, por s’mund me i vonon ti këta, s’mund me i thonë këtyre s’mundemi me i përfshi kriter të pagës minimale se i keni listat e fryme, se atëherë ia fryjmë përnime përreth Qeverisë”, shtoi ai.
“Nëse shkon asaj rruge, do t’ia tregojmë vendin. Nëse nuk i përfshinë kategoritë e lirisë në pagë minimale, do të përballet me kategoritë e lirisë në rrugë, përfshirë dhe mu. Personalisht ka me dalë”.

Të ngajshme

TelenewsJobs hapësira ku fillon karriera dhe rritet ekipi juaj

Valjeta Turkaj

Rubin tregon për besimin që kishte ndaj Thaçit: I kam besuar gjithnjë, sepse fjalët i përkthente në veprime

Valjeta Turkaj

Flet regjisori Murat Vela Derman: Historia e Faton Hajrizit do të bëhet film që sfidon padrejtësinë

Valjeta Turkaj