Telenews

Haxhiu: “Erdhi dita” që kryeministri i Kosovës të mos takohet me kryeministrin e Shqipërisë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se “erdhi dita” që kryeministrit të Shqipërisë t’i refuzohet takimi nga Kurti

Duke shpërndarë një foto të Thaçit dhe Veselit në kohën kur kryeministri Rama mirëpritej, deputeti Haxhiu ka thënë se Kurti pranon të takohet pa kushte me Vuçiqin kurse refuzon kryeministrin shqiptar.

“Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Postimi i plotë:

“Erdhi Dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë!!!

Pikërisht mbi kauzën e tij të rrejshme, “bashkimin kombëtar”, mashtruesi Albin Kurti erdhi në pushtet, ndërsa sot refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, duke i vënë kushte, a në anën tjetër takohet me Vuçiqin pa kushte.

Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike

Të ngajshme

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë

Rrezarta Ramaj

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Rrezarta Ramaj