Telenews

Haxhiu merr pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher

U.d. së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e përfundimit të misionit diplomatik të ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Me këtë rast, përmes një njoftimi, Haxhiu shprehu mirënjohjen e saj për punën, përkushtimin dhe kontributin e ambasadorit Sprecher në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

Ajo e falënderoi ambasadorin për angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë dhe i uroi suksese në detyrat e ardhshme, duke shprehur bindjen se miqësia dhe partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të vazhdojnë të thellohen edhe në të ardhmen.

Të ngajshme

Hashim Thaçit i lexohet të parit verdikti i nesërm

Yllka Gashi

Kurti pranoi një letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kryeministri i Shqipërisë, Rama

Yllka Gashi

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Yllka Gashi