Telenews

HIB PETROL SQAROHET PËR RASTIN KU AKUZOHET PËR KEQPËRDORIME

Kompania e derivateve në Kosovë, HIB Petrol, ka thënë se sot është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe autorizimeve, ku dyshohet se përfshihet një punonjës i kësaj kompanie.
Kjo kompani në një mënyrë është distancuar duke thënë se punëtori i dyshuar ka vepruar individualisht dhe për interesa personale.
Tutje, HIB Petrol thotë se është në bashkëpunim të plotë me organet shtetërore duke tentuar që të bëjë sqarimin e ngjarjeve dhe të personave përgjegjës.
“Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK ka ofruar tërë mbështetjen dhe dokumentacionin të cilin e ka pasur në dispozicion si dhe bashkëpunimin e plotë me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e tyre.
Më tej, kompania thotë se do të ushtrojë tërë mjetet ligjore për të adresuar dëmet të cilat i janë shkaktuar në lidhje me keqpërdorimet e mundshme.
Kujtojmë se më herët, në media u raportua se Policia e Kosovës së bashku me Doganën janë duke zhvilluar një aksion në njërën prej pikave të kësaj kompanie.

Të ngajshme

Rreth 100 të vrarë në më pak se 12 orë në Gaza

Valjeta Turkaj

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Valjeta Turkaj

Zbulohet arsyeja pse Rama iu ul në gjunjë kryeministres së Italisë

Valjeta Turkaj