Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të kërkojë falje për siç thotë ai dhunën e ushtruar në Kuvend gjatë kundërshtimit të marrëveshjes për Asociacionit në vitin 2013, kur Kurti ishte opozitar.
“Po ashtu duhet të tërhiqeni nga të gjitha ato etiketime që iu keni bërë njerëzve duke i cilësuar si tradhtarë”, ka thënë Hoxhaj.

