Telenews

Humbi të fejuarën në ditën e dasmës, këngëtari ndan videon prekëse

Ylli i X Factor, Tom Mann ka publikuar një video me të fejuarën e tij, Danielle Hampson, e cila ndërroi jetë muaj më parë në ditën e tyre të dasmës.

Videoja tregon momentin teksa ata qeshin dhe kërcejnë në dhomën e tyre të ndenjes. Krahas videos, këngëtari i njohur ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.

Ai shprehet se nëse do ta dinte që do të ishte kërcimi i fundit, nuk do t’ja lëshonte kurrë dorën. “Ti ishte gjëja më e bukur në këtë botë. Tre muaj pa mundur të të mbaj për dore dhe të ndjek drejtimin tënd. Unë jam shumë i humbur pa ty.”, ka shkruar këngëtari i X Factor krahas videos. /abcnews.al

Videon mund ta shihni këtu.

Të ngajshme

Kim Kardashian trazon rrjetin me postimin më joshës të vitit

Valjeta Turkaj

Tre të dyshuar për grabitjen në Luvër ishin përfshirë edhe në një vjedhje të mëparshme

Valjeta Turkaj

Çfarë i bashkon Feron e Santianën?

Valjeta Turkaj